Top News - Ekspertet në Britani/ Kundër hapjes së nxituar

  • 4 years ago
Këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike kanë paralajmëruar se rreziku i heqjes së izolimit në angli, ndërsa britania fillon fundjavën e fundit para ndryshimit të rregullave, është i madh.
Profesori John edmunds, thotë se vendimi për zbutjen e masave është politik ndërsa Jeremy Farrar, thotë se sistemi i testimit dhe gjurmimit të Shërbimit kombëtar të shëndetësisë, duhet të bëhet tërësisht funksional/ Nga e hëna, shkollat do të rihapen dhe deri në gjashtë persona mund të mblidhen bashkë në angli, me vende të tjera që po ashtu po zbusin masat. Policia i ka kërkuar njerëzve të respektojnë rregullat e distancimit social gjatë fundjavës.
Sipas parashikimeve të zyrës kombëtare të statistikave, vetëm në angli ka rreth 8 mijë raste në ditë të koronavirusit dhe këto nuk përfshijnë rastet në shtëpitë e kujdesit apo spitale. Për ekspertët, nivelet e koronavirusit janë ende shumë të larta dhe do të duhej të pritej ulja e rasteve para se masat të zbuteshin.
Nga e hëna, në të katër rajonet në britani, angli, skoci, uells, irlandë e veriut, do të ketë rregullore të reja më të zbutura. Secili prej tyre ka rregulla dhe axhendë të ndryshme, me anglinë që është e vetmja që rihap shkollat dhe lejon tubimet e deri gjashtë personave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#TopChannel

Recommended