Ora News - Ceremonia e hapjes së hotel "Hilton Garden Inn Tirana"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ceremonia-e-hapjes-se-hotel-hilton-garden-inn-tiranaGrupi prestigjioz i hotelerisë Hilton festoi hapjen e të parit hotel në Shqipëri Hotel Hilton Garden in Tirana.

Ceremonia gala u zhvillua në prani të shumë personaliteteve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. kryeministri Rama, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ministri i Turizmit Klosi, ambasadorë dhe qindra te ftuar festuan sëbashku hapjen e hotelit më të ri në vendin tonë "Hilton Garden in Tirana" në pragë të ditës boterore te turizmit.

Në emer te grupit Hiton përshëndeti Zv Presidente Aleksandra Murraj e cila u shpreh se Tirana do të presë më shumë miqë ndërkombëtarë tani e tutje.

Murraj: Për ne të hidhurit kjo ngjarje është një gur kilometrik jemi absolutisht të nderuar që tani e tutje do i shërbejme klientëve tanë për herë të parë edhe në shqipëri në këtë hotel të shkëlqyer. Turizmi për këtë është në rritje , ne e dinim këtë ndaj sollëm këtë markë prestigjoze në mënyrë që Tirana të hapej akoma më shumë për një audiencë në globale jemi gati të presim shumë miq në Hilton Garden in Tirana.

Ardit Selmani përfaqësues i kompanisë investuese tha se ky është një investim 100% shqiptar i cili ka mbështetjen menaxheriale dhe administruese të brandit ndërkombëtar Hilton.

Selamani tha se ky hotel do t'ju ofroj klientëve nje klimë shumë miqësore dhe nje lidhje te natyrshme me Shqipërinë. Mbrëmja kulmoi me prerjen e shiritit të përurimit.

Të pranishmit vizituan ambjentet e hotelit dhe shijuan muzikën live dhe suprizat e përgatitura për këtë mbrëmjë. Vetëm dy km larg qëndrës së Tiranës. Hoteli me një sipërfaqe prej 1200 metër katror për evente do të presë miqë dhe vizitor.

Frekuentusit e hotelit Hilton Garden In Tirana në kryeqytet do të kenë akomodim të rehatshëm dhe të përballueshëm. Hilton Garden In Tirana është vëndi ideal për takimet e biznesit, por jo vetëm.