Top News - Britani: Gjysma e familjeve s’dalin për pazar, se duhet të mbajnë maska!

  • 4 years ago
Gjysma e familjeve në Britani po i shmangin blerjet vetëm nga ideja që duhet të mbajnë maska, thotë ?The Sun? duke cituar një studim të publikuar se fundi.


Sondazhi i realizuar mbi gati 1.300 prindërve zbuloi se 53 përqind e tyre ishin më pak të prirur për të dalë për pazar nëse duhet të mbajnë maskë. Anketimi vjen një ditë pasi qeveria britanike e bëri të detyrueshme vendosjen e maskave në dyqane nga 24 korriku.

Një pjesë megjithatë rrëfyen gjithashtu se po i largohen dyqaneve nga frika e koronavirusit, ndërsa disa të tjerë përmendin dhe nevojën për të kursyer para në këto kohë të vështira. Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar britanikëve të shpenzojnë sa më shumë, në përpjekje për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Edhe në Francë, së shpejti autoritetet do të kërkojnë që qytetarët të mbajnë maskën në fytyrë në ambiente të mbyllura publike. Vendimi, sipas presidentit Emmanuel Macron pritet të hyjë në fuqi nga data 1 gusht.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britain#Shopping#TopChannel

Recommended