Gjysma e buxhetit te familjeve per ushqim, drita dhe uje

  • 6 years ago
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre për plotësimin e nevojave të para jetësore. 44% e të ardhurave të tyre gjatë vitit të shkuar kanë patur si qëllim blerjen e ushqimeve, ndërsa 11% e shpenzimeve shkuan për pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe qirasë.

Instituti i Statistikave ka publikuar anketën e buxhetit të familjes, ku rezulton se një familje e përbërë nga 4 persona shpenzon çdo muaj 73 mijë e 400 Lekë. Në krahasim me vitin 2016, shpenzimet janë rritur 0.4%, ose 300 Lekë të reja, por më pak se niveli 2% i inflacionit në 2017-n.

Sipas anketës, rezulton se shpenzimet në familjet shqiptare janë ulur për blerjet e veshjeve, por janë shtuar  transportin dhe shëndetin. Transporti ka kushtuar më shumë gjatë vitit të shkuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ndërsa po ashtu është rritur dhe çmimi për ilaçet, sqaron INSTAT.

90% e familjeve në Shqipëri shpenzojnë 18 mijë Lekë në muaj për person, ndërsa 10 % e tyre kanë shpenzime në masën e 62 mijë Lekëve në muaj për një anëtar. Tirana mban vendin e parë për buxhetin më të madh të shpenzimeve.

Recommended