Ora News - Ujë dhe rrugë, dy prioritetet e buxhetit 2020 të Bashkisë Malësi e Madhe
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Me një investim prej 4 milion dollarësh, bashkia Malësi e Madhe synon ti japë brenda këtij viti zgjidhje problematikës me furnizimin me ujë duke arritur furnizim 24 orë për qytetin e Koplikut.

Mungesa e ujit të pijshëm është një problematikë e vjetër dhe shqetësuese për banorët e qytetit të Koplikut.

Por në Bashkinë e Malësisë së Madhe thonë se situata do të ndryshojë brenda këtij viti falë një investimi me vlerë 4 milion dollarë.

Rikthimi i ujit të munguar në çezmat e shtëpive të Koplikut, do të thotë edhe dhënie fund të imazhit të shëmtuar që sheh në çdo tarracë pallati apo banese private, me depozita disa tonësh që rrezikojnë jetën e qytetareve.

Tonin Marinaj: Në fund të vitit qyteti i Koplikut do të ketë ujë 24 orë.

Pak ditë më parë kjo bashki miratoi edhe buxhetin e 2020-es.

Në të është parashikuar edhe ndërtimi i dy ujësjellësve për fshatrat Balshaj e Boge.

Ndërsa lidhur me rrugën e luginës së Rrjollit që lidh me Malësinë dhe Shkodrën zonat turistike Razëm, Bogë dhe Reç, Marinaj sqaron:

Tonin Marinaj: E kemi dorëzuar tek Fondi i Zhvillimit dhe ne po insistojmë që ta thithim atë invesim.

Buxheti i këtij viti për bashkinë Malësi e Madhe kap vlerën e 886 milion lekëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/uje-dhe-rruge-dy-prioritetet-e-buxhetit-2020-te-bashkise-malesi-e-madhe

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended