Përmbyset fugoni me punëtorë në Malësi të Madhe! Plagosen 7 persona, tre në gjendje të rëndë
  • 3 years ago
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

 Një fugon ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 7 persona. Sipas informacioneve, tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fugoni po transportonte punëtorët e rrugës Bogë-Theth, teksa është rrotulluar dy herë.

Të plagosurit po transportohen për në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Recommended