Presidenti i PE-së, vizitë në Shqipëri/ Zbulohet axhenda e David Sassoli-t
  • 4 years ago
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt.


Presidenti i PE-së, Sasoli gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në vend dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

AXHENDA:

3 shkurt

Në orën 11:00 Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Më pas, në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të
mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Në orën 14:45 Presidenti PE Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare.

Pas fjalës në seancën e parlamentit zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 16:00.

Në orën 16:45 Sassoli do të zhvillojë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.

4 shkurt

Axhenda e Presidentit të PE, Sassoli do të vijojë me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në orën 09:30.

Në orën 10:45 Sassoli do të takohet në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimit me drejtuesit e opozitës, Sassoli në orën 12:30 do të zhvillojë një takim me stafin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili do zhvillohet në mjediset e ?Shtëpia e Europës?.

Vizita e Presidentit të Parlamentit Europian, David Sasoli vjen në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, e cila synon hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit.Prr

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DavidSassoli#Tirane#TopChannel
Recommended