Ora News - Urime Kosovë! I hapet rruga krijimit të qeverisë së re

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Më në fund tym i bardhë nga Kosova. Tre muaj pas zgjedhjeve, dy partitë fituese VV dhe LDK kanë finalizuar marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re.

Lajmin e dhanë në një konferencë të përbashkët dy kryetarët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Kurti: U takuam dhe dakorduam që të takohemi dhe nesër për të zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. E kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveçse për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë shumë më i sigurt nga sa është menduar.

Mustafa: Kemi arritur marrëveshjen dhe vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të publikut. Dëshirojmë që kjo qeverisje të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritjet e qytetarëve ndaj saj.

"Rrudhet" qeveria

Albin Kurti në cilësinë e dhe të kryeministrit të qeverisë së re që pritet të votohet në hënën në Kuvend u kujdes të sqaronte dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Kurti: Jemi dakorduar që në qeverinë e ardhshme të kemi 15 ministri gjithësej, dy zëvendësministra dhe 33 zëvendësministra. Pra nga 21 ministri që kishim do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zëvendësministra do të kemi 33. Është qeveria më e vogël në shtetin e pavarur të Kosovës, gjithësesi për ta forcuar Republikën tonë si asnjëherë më parë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sot-dita-vendimtare-kosoven-pritet-nenshkrimi-i-marreveshjes-vv-ldk

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp