Hapet rruga per krijimin e qeverise se re te Kosoves - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, është hapur rruga për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Sipas Kushtetutës, koalicioni PDK-AAK-Nisma, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, në bazë të votave që ka marrë ky koalicion në zgjedhje, do të tentojë formimin e qeverisë, dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht se nga kush do të drejtohet, qeveria e re do të përballet me një sërë sfidash si Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit. Nga ana tjetër, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u shpreh se është e rëndësishme që liderët t?i marrin seriozisht këto sfida, për të formuar një qeveri të fortë, si dhe të fillojnë reformat që populli kërkon. Më herët, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë u shpreh se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve dhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj se qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Recommended