Ora News - SPAK heton 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë, caktohet prokurori

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar kallëzimin e PD-së, për pasojat e tërmetit të 26 nentorit. Ora Neës ka mësuar se është hedhur në short dhe është caktuar prokurori, i cili po vlerëson nëse ka elemente te veprës penale dhe nesë është SPAK kompetente për të hetuar këtë kallzim.

PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ministrant Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini, për kryebashkiakët Erjon Veliaj, Artur Bushi, Valbona Sako dhe ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako.

Selia blu akuzon zyrtarët e lartë për 5 vepra penale: ?Shpërdorim detyre??Vrasje nga pakujdesia? në rrethana rënduese ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë?.

Sipas PD është kriminela neglizhenca e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, që kanë lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin në to, pasi ishin deklaruar të pabanueshme.

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në të.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit.

Por hetim ne lidhje me pasojat e termetit kanë nisur edhe tre prokurori, dhe nëse vertetohen shkelje te zyrtarëve të lartë të kallzuar atëhere automatikisht te treja hetimet i kalojnë SPAK.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-heton-2-ministra-dhe-3-kryebashkiake

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended