Raportet frikësuese: Të infektuarit po e përhapin qëllimisht virusin duke pështyrë mjekët

  • 4 years ago
Pretendime shqetësuese janë shfaqur në disa media të huaja, sipas të cilave persona të prekur nga koronavirusi i rrezikshëm në Wuhan të Kinës i pështyjnë qëllimisht mjekët dhe infermierët në fytyrë, e të njëjtën gjë bëjnë edhe me dorezat e dyerve.


Një 23 vjeçare nga Afrika e Jugut, Jessica Bailing, thotë se ka shumë frikë të dalë jashtë. ? Shkova të bëja pazarin, por ishte e tmerrshme. U mbulova kokë e këmbë, vesha doreza, vura syze, e sigurisht dhe maskën. Kam dëgjuar histori shokuese; njerëzit thonë se persona të infektuar, për shkak se u sëmurën vetë, përpiqen t`ia kalojnë virusin edhe të tjerëve. Madje kam parë dhe një video ku shihej sesi një burrë pështynte butonat e ashensorit të një pallati, të cilat padyshim do t`i shtypnin edhe banorët e tjerë?, është shprehur ajo.

Të tilla pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por ato mjaftojnë për ta shtuar frikën që ka mbjelle mes njerëzve virusi I ri për të cilin mjekët thonë se përhapet me spërklat e pështymës. Ekspertët e kanë konfirmuar sakaq se koronavirusi që vazhdon të marrë jetë njerëzish, mund të merret edhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara. Rastet e infektimit janë trefishuar brenda tre ditëve, çka e bën fuqinë e përhapjes së tij më të madhe se ajo e SARS-it.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virus#TopChannel

Recommended