Ora News - Covid po prek mjekët, 4 raste të reja mes bluzave të bardha në Fier e Ersekë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
4 mjekë e staf mjekësor kanë rezultuar të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Dy raste u shënuan në Fier e Dy të tjera në Ersekë. Numri i të prekurve shënoi rritje në disa Bashki, ku pjesa më e madhe ishin raste kontakti.

Koronavirusi vijon të përhapet mes bluzave të bardha.

Të paktë katër mjekë u konfirmuan të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Dy raste janë në Fier. Një nga të infektuarit është mjek mjek anestezist pranë spitalit rajonal mirëpo dyshohet se ai mund të jetë infektuar në Vlorë ku ka qëndruar si pushues.

Mjeku i dytë punon në qendrën Shëndetësore të Levanit.Dyshimet janë se ai është prekur nga kontaktet.

Personi i tretë pozitiv në 24 orët e fundit në Fier është një grua.

Dy raste me koronavirus në sistemin shëndetësor u konfirmuan në Kolonjë.

Bëhët fjalë për një mjek familjeje që ka trajtuar një të prekur me Covid më herët dhe një sanitare e spitalit të Ersekës.

Javën e kaluar 11 persona staf shëndetësor u konfirmuan të prekur me koronavirus në Elbasan, ku vatra më e madhe ishte reparti Gjinekologjisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tre-raste-te-reja-me-covid-19-ne-fier-dy-jane-mjeke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended