Ora News - Enkelejd Alibej: Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, një shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar drejtuesin e SPAK Arben Kraja si shërbëtor të Edi Ramës në drejtësi.

Alibeaj e ka konsideruar politik dhe të paligjshëm vendimin e SPAK për të mos hetuar dosjen 184, ku opozita pretendon vjedhje të votave në qarkun e Dibrës.

Enkelejd Alibeaj: ??Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t?i mbrojtur ata.

Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.

Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.

Në fund të deklaratës së tij, Alibeaj paralajmëroi se dosjet 339 dhe 184 janë një nga testet e mëdha nëse do kemi SPAK të besueshëm.

Enkelejd Alibeaj: ??Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk do të paragjykojë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e medha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët.

Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.??

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/enkelejd-alibej-drejtuesi-i-spak-arben-kraja-nje-sherbetor-i-edi-rames-ne-drejtesi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended