Report TV - Sejko në Forumin "Euromoney": Synim reduktimi i parasë cash

  • 4 years ago
TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë pjesë në Forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, nga ku ka theksuar se ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin pozitiv, dhe se pritshmëritë janë për përmirësim të mëtejshëm. Sejko ka shtuar se Shqipëria është në hapat e parë drejt ?ndërkombëtarizimit? dhe ka mjaft potencial për t?u shfrytëzuar.

Sipas tij edhe diaspora ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, teksa ka theksuar se sfidë për Shqipërinë është edhe integrimi në tregjet ndërkombëtare.Gjatë takimeve nuk ka mbetur pa përmendur edhe reduktimi i qarkullimit të parasë cash, duke kërkuar që edhe institucionet të ndërmarrin politika dhe strategji, që stimulojnë publikun në përdorimin e mundësive të pagesave elektronike. Guvernatori Sejko u shpreh se politika monetare stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar e përshtatshme në mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Synimi takimeve të zhvilluara ishte prezantimi i sektorëve të ekonomisë shqiptare dhe diskutimi mbi mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja në vend.

Recommended