Report TV -Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
  • 3 years ago
Sipas tij rimëkëmbja e ekonomisë do të varet tërësisht nga zgjatja në kohë e pandemisë.

?Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhi publik gjatë vitit 2020?, u shpreh Guvernatori.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e saj historik 0.5%, dhe të mos ndryshojë as interesat e kredisë dhe depozitave 1 ditore. Përpos këtij vendimi, vlerësohet se rikthimi i masave shtrënguese si pasojë e pandemisë do të kërkonte një ndërhyrje tjerët në politikën monetare.

?Në veçanti rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja në kohë e efekteve të pandemisë, ri-prezantimi i masave të distancimit social për të bërë të mundur kontrollin e saj, lindja e problemeve në transmetimin e ndryshimeve në politikën monetare në rritjen e normave të interesit dhe kostove të financimit në sektorët privat, në formën e përkeqësimit të ofertës së kredisë bankare. Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkojë lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare të bankës së Shqipërisë?, tha Sejko.

Pavarësisht situatës së vështirë guvernatori pohoi se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm, pasi kredia në muajin qershor është rritur me 7%, e ndikuar edhe nga garancitë sovrane në dispozicion.
Recommended