Rikthimi në Shkodër, Gjoka: Më ngjalli nostalgji, ju tregoj fajtorin e rënies së Vllaznisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ernest Gjoka është rikthyer në Shkodër, por këtë herë si kundërshtarë.

Por në kryeqendrën e Veriut, pritja për Gjokën nuk ishte aspak entuziaste, me Vllazninë e cila mposhti 2-1 Kamzën, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, për Gjokën ky rezultat i jep shpresë skuadrës së drejtuar prej tij për të kaluar në fazën çerekfinale të turneut, ndërsa u shpreh se rikthimi në Shkodër ngjalli nostalgji tek ai.

Rikthimi në Shkodër?

Nostalgji por edhe shqetësim. Unë në Shkodër kam kaluar 5 muaj. Erdha për të bërë një punë, siç e ka traditë një trajner. Por përveç punës si trajner mbajta përsipër edhe shumë halle të tjera personale. Dhe gjithsesi sot pashë një reagim të njerëzve, ku shumë nuk janë të qartë. Që nuk ishte Nesti e keqja. Nesti kishte të këqijat e veta këtu, si nga ana fizike ashtu edhe personale. Gjithsesi kush e kupton e kupton. Një pjesë tjetër që nuk e kupton nuk ka problem. Mund të vazhdoj edhe mbaj përgjegjësitë e mia për aq sa më takon.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthimi-ne-shkoder-gjoka-me-ngjalli-nostalgji-ju-tregoj-fajtorin-e-renies-se-vllaznise
Recommended