Report TV - E rëndë në Shkodër, goditet trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka

  • 6 years ago
SHKODER - Trajneri i ekipit të Vllazinës Ernest Gjoka ka rënë pre e një sulmi ditën e sotme, pasi ka debatuar fillimisht me autorin që ka ushtuar dhunë ndaj tij. Trajneri Gjoka ka marrë disa lëndime në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhi në fushë sportive "Reshit Rusi" në qytetin e Shkodrës dhe policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për aktin brutal. Gjithashtu edhe vetë Gjoka ka qenë në polici për të shpjeguar rrethanat e ngjarjes.
Report TV zbardh dinamikën e kësaj ngjarjej
Një person fillimisht e goditi trajnerin Gjoka me grusht dhe pas goditjes së fortë tekniku u rrëzua në tokë. Më pas agresori tentoi ta qëllonte edhe me thikë trajnerin e Vllaznisë, por Gjoka reagoi duke e shtyrë me këmbë dhe shmangu goditjen. Për incidentin është vënë në dijeni edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Autori i sulmit është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Në momentin e agresionit, Gjoka ishte në shoqërinë e kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika. Nuk është hera e parë që Gjoka është viktimë e sulmesh apo kanosjesh të ngjashme.

Recommended