Ora News - Luftëtari e Flamurtari drejt rënies nga kategoria, Duka: Po përballen me dy problematika

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy fazat e para të Kategorisë Superiore kanë treguar shumë për gjendjen sportive të 10 skuadrave konkurente.

Distanca për zonën Europiane dhe gara për titull është mjaft e luftuar, teksa "zona frigorifer" duket se është vendosur tashmë. Luftëtari dhe Flamurtari mbyllin klasifikimin, çka i afron akoma dhe më shumë me zbritjen një kategori më poshtë.

Situatë që sipas presidentit të FSHF, Armand Duka vjen për shkak të problemeve me përmbushjen e kritereve të liçensimit dhe financave. Në intervistën për "Ora Sport" në Rtv Ora, Duka tha:

"Liçensimi nuk është ai që përcakton nëse do të jesh i pari apo i fundit. Këto dy skuadra (Flamurtari, Luftëtari) kanë probleme të përmbushjes së kritereve të liçensimit dhe financiare. Nuk ka të bëj me pritshmërinë e shëndetit financiar. Por, pak a shumë të detyrimeve, atyre që parashikon. Në të njëjtat kushte ka qënë edhe Vllaznia dhe Tirana, por që në fakt po bëjnë mirë në kampionat. FSHF nuk ka përgjegjësi për atë çfarë ndodh në futboll. FSHF ka detyrën dhe përgjegjësinë për t'i ndihmuar, por nuk mund të jetë determinant në performancën e një skuadre dhe organizimin e një klubi. Duhet që klubi të jetë vetë i organizuar, duhet të ketë financat e shëndosha dhe të krijojë të ardhura. FSHF është një nga ato që merr dhe ndërto shumë projekte për të ndihmuar teknikisht, financiarisht, nga pikëpamja e infrastrukturës, por janë klubet ato që duhet ta tërheqin atë që ia ofron Federata,"-deklaroi Duka.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/luftetari-e-flamurtari-drejt-renies-nga-kategoria-duka-po-perballen-me-dy-problematika

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended