Report TV - Korabi dhe Luftëtari në Kategoria e Parë, sherr masiv në Pogradec

  • 8 years ago
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës 26 të Kategorisë Superiorë, Korabi dhe Luftëtari i'a kanë dalë mbanë të ngjiten në Superleague. Përballja Korabi- Kastrioti përfundoi me rezultatin 1-0. Pas 55 vitesh skuadra dibrane ka arritur të prek superiorën.

Ndërkohe goli i Gurit në minutën e 65? ka zhbllokuar shifrat ku pavarësisht përpjekjeve të Kastriotit për të barazuar rezultatin nuk ia dolën mbanë të depërtonin në portën e kundërshtarit.
Ndeshja pas përfundimit saj u shoqërua me përplasje nga futbollistët e 2 skuadrave por edhe tifozëve. Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjestarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.

Ndërkaq kryendeshja e jugut, Pogradeci ? Luftëtari ka përfunduar me rezultatin 1-1. Golit të Mihanit në pjesën e parë i është kundërpërgjigjur Roca në të dytën. Barazimi i siguroi fitoren Luftëtarit duke lënë jashtë skuadrën pogradecare.

Edhe ky takim është shoqëruar me dhunë. Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ?Gjorgj Kyçyku? të Pogradecit lojtarët e dy skuadrave janë përleshur me njëri tjetrin.
Incidenti ka ndodhur sapo ka mbaruar ndeshja e cila u mbyll me rezultatin 1 ? 1 dhe brenda fushës kanë hyrë edhe disa tifozë, por që menjëherë ka ndërhyrë policia.
Kjo e fundit ka shoqëruar në polici disa tifozë.

Recommended