Report TV - Raporti në Kuvend, Sejko: Pandemia goditi fort, rritja e borxhit e keqe e domosdoshme

  • 4 years ago
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në raportin vjetor në Kuvend e vendosi theksin te pandemia dhe masat e marra nga institucioni që drejton dhe qeveria. "Pandemia dhe masat e nevojshme për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme.

Kjo kërkon një reagim të shpejtë si në planin shëndetësor dhe atë ekonomik. Banka e Shqipërisë mori masa për të likuiditetin dhe siguruar kreditimin, kjo përfshin uljen me 0.5% të normës së interesit, lehtësimin e përkohshëm të rregullores, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimi. Tregjet vijojnë normalisht, pasiguria është shtuar në ekonomi. Masat fiskale kanë zbutur efektet e pandemisë. Ekonomia i ka premisat ta përballojë me sukses këtë goditje, por kërkon që të gjithë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur".

I pyetur për rritjen e borxhit publik në këtë situatë, Sejko tha se për momentin është një e keqe e domosdoshme. "Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të vecantë, të vështirë, jo vetëm Shqipëria, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin. Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së, ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë" tha ai.

Recommended