Ora News - Shqipëria goditet sërish nga tërmeti: Këtë herë me epiqendër në Bubq

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #termeti

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë i shkallës rihter goditi Shqipërinë mbrëmjen e 28 janarit duke rikthyer edhe një herë panikun e tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur dhe qindra objekte të dëmtuara.

Instituti i Gjeoshkencës informoi se goditja kryesore ishte në orën 21:15. Goditja kishte pasur thellësi 7 km dhe epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.

Lëkundjet zgjatën disa sekonda, por shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët, të cilat kanë dalë në rrugë. Thellësia e vogël, 7 km bëri që lëkundjet të ndiheshin më shumë në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë, Lezhë. Edhe në shumë qytete të tjera u ndjenë lëkundjet.

U shoqerua nga 10 pas goditje te tjera - Goditja e parë u shoqërua 2 minuta më pas me një tjetër postlëkundje të cilat vijuan edhe gjatë natës. Sizmiologu Edmond Dushi në një prononcim për Ora News tregon se ky termet ishte në vijimsi të atij të 26 nentorit dhe se deri ne oren 23:30 ishin regjistruar 10 mikrotërmete të tjera por me magnitudë më të ulët.

Paniku- Lëkundjet e tërmetit sollën panik tek qytetarët të cilët dolën në rrugë ndërsa një pjesë tjetër qëndruan në makinë.

Frika më e madhe ishte në Durrës ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëmtimin e dhjetra pallateve.

Ky tërmet nuk shkaktoi dëme vetëm një banesë e cila u anua.

Prefekti i Durrësit, Ronald Nasto në një lidhje telefonike për Ora News tha se në qarkun e Durrësit nuk kishte asnjë problem.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/lekundje-te-forta-termeti/

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended