Ora News - Cakaj takon Yuri Kim: ShBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj.Yuri Kim.

Kryediplomati Cakaj në një postim në facebook, shprehu se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

?Sot pata nderin e rrallë të pres në një takim kortezie Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim! Jemi mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!?- përfundoi Cakaj postimin e tij.

"Mirëseerdhe në Tiranë e dashur Yuri!"

Diplomatja amerikane u prit në një takim edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
"Ishte vërtet një kënaqësi që prita sot në takimin e saj të parë zyrtar, pas prezantimit të letrave të saj kredenciale, Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. E lumtur që ashtu si në takimin tonë të parë në Pentagon, vitin që shkoi, kur Ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ndamë të njëjtat vlerësime e konsiderata për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Është fat për ne, që SHBA përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë të kalibrit të Ambasadores Kim dhe jam optimiste që falë punës e angazhimit të saj, bashkëpunimi e partneriteti mes departamenteve tona të mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë, duke ndihmuar në modernizimin e FA dhe duke i mundësuar Shqipërisë të japë një kontribut gjithmonë e më të madh për sigurinë, stabilitetin e paqen krah për krah aleatëve tanë amerikanë" njoftoi Xhaçka në facebook.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cakaj-takon-yuri-kim-shba-ja-eshte-partner-i-pazevendesueshem-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended