Report TV - Kongresmeni Engel takon Metën: SHBA do të ndihmojë Shqipërinë

  • 8 years ago
Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA Donald Lu kanë zhvilluar sot në një takim me kryeparlamentarin Meta. Pas përfundimit të takimit kongresmeni amerikan ka deklaruar se jemi miq me popullin shqiptar dhe SHBA do të ndihmojë Shqipërinë.

"Shqipëria është një vend në zhvillim dhe jemi të vetëdijshëm që ka edhe sfida. Kam më shumë se 20 vjet që vij në ketë vend. Miqësia më bën mua të kthehëm përsëri në Shqipëri", deklaroi kongresmeni amerikan pas takimit me kryeparlamentarin Meta.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kongresmeni Engel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe në veçanti miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Kongresmeni amerikan gjatë takimit me Metën foli edhe për reformën në drejtësi.

"Kemi diskutuar për të gjitha problemet që ka Shqipëria edhe për reformën në drejtësi", u shpreh kongresmeni Engel.

Recommended