Report TV -Në ditën e tretë takon Kryeprokurorin dhe Lleshajn, ambasadorja e re e SHBA

  • 4 years ago
TIRANE- Në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar kryeprokurorin Olsian Çela dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Fillimisht ajo ka takuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorin Çela. Në fokus mësohet se ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi. Ambasada e SHBA-së ka zbardhur takimin duke theksuar se Yuri Kim uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Recommended