SPAK hetim për videon e kokainës/ Kryebashkiaku: Padi Salianjit dhe një TV lokal, është montazh
  • 4 years ago
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin pas publikimit të një videoje të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë.


Për SPAK, hetimet do të përfshijnë të gjitha fazat e hetimit, që nga verifikimi i videos mbi origjinalitetin e saj, personat që janë filmuar, sasia, rruga nga është siguruar si dhe të tjera detaje që plotësojnë hetimin e çështjes.

SPAK thotë se ende nuk ka vendosur të marrë në pyetje Lefter Allën, pasi pritet më parë të hetohen teknikalitet e videos e më pas të operohet me veprime të tjera. Vetë Alla këtë akuzë të PD e quajti montazh, duke akuzuar Salianjin, si të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin në atë telenovelë. Në një reagim të fundit kreu i Bulqizës lajmëron nisjen e një beteje ligjore.

?Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare?.

Letre Alla thotë se e ekzistencën e një video-montazhi atij ja kanë bërë me dije prej rreth një viti, por thotë se gjithmonë ka besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Alla shton se është drejtuesja që duhet të flas. Ndërkohë që opozita ka kërkuar largimin e tij nga detyra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#LefterAlla#TopChannel
Recommended