Ora News - Kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë? SPAK nis hetimet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar videon dhe ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili pretendohet se po konsumon lëndë narkotike në një ambient publik.

Hetimet e SPAK për kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla do të zhvillohen për veprën penale "mbajtje të substancave narkotike".

Sipas nenit 283/b, të kodit penal krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substanca, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatës, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Për këtë çështje reagoi sërish PD, ndërsa ish-deputeti Strazimiri tha se kryeministri Edi Rama mbron kyrebashkiakun e Bulqizës.

Kreu i bashkisë Bulqizë u shfaq një ditë më parë në një video ku pretendohet se është pikërisht duke konsumuar kokainë në lokal. Ai mohoi akuzën duke fajësuar PD se ka bërë një video-montazh.

Të enjten ai njoftoi se do të padisë penalisht ish-deputetin e PD, Ervin Salianji ndërsa e konsideron videon sërish montazh për ta shantazhuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-nis-hetimet-kryebashkiakun-e-bulqizes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended