Report TV -U akuzua se pi kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës dëshmon në SPAK

  • 4 years ago
TIRANE- Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Report Tv mëson se Alla ka mohuar të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.

Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, "E ka në dorë drejtësia". Më herët në një reagim publik Alla paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon. Ai tha se ekzistenca e "video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë" duke e mohuar.

Recommended