Report TV - ‘Babalja’/ Përgjimi me Erzen Breçanin rrëzon videon e Ervin Salianjit (Detajet)

  • 6 years ago
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe përgjimi në datë 29 maj me Fredi Alizotin mund të rrëzojnë videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion? nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku shfaqet kunati i Babales. Në video, Alfred Alizoti pretendon se në datë 1 qershor para deklarimeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit është marrë me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar te Prokuroria e Krimeve të Rënda.Sipas Salianjit, gjatë transferimit në makinën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, Ardi Veliu, do të kishte bërë presione Fredi Alizotit për të marrë prej tij një dëshmi që të deklaronte false audio-përgjimin e Babales.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, sot përgënjeshtroi se ka takuar Alizotin në ato rrethana, por ajo që vë në dyshim videon e fundit të Salianjit janë përgjimet e realizuara me 29 maj mes Fredi Alizotit dhe ish-policit Erzen Breçani. Në atë telefonatë, e ndodhur dy ditë para presioneve hipotetike të Ardi Veliut, Fredi Alizoti, pranonte me ish policin se ai audio-përgjim ishte fals dhe se ishte vetë ai që kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt gjatë një takimi me Babalen.

Në një deshmi para prokurorit të Krimeve të Renda, i njëjti Erzen Breçani ka konfirmuar përmbajtjen e asaj telefonate të 29 majit. Pra, nëse më 29 maj Alizoti i pranon një ish oficeri policie shumë afër PD që audio-përgjimi me Babalen është fals, mbi çfarë bazohet akuza e Salianjit, sipas të cilit presionet nga policia u bënë dy ditë më pas? Personat që e morën në pyetje Alizotin me nje kamera të fshehtë duket se nuk ishin në dijeni të faktit që ekzistonte një përgjim mes Breçanit dhe Alizotit në datën 29 majit, ku ky i fundit pranon që audio e publikuar nga Babalja është false.

Recommended