Ekspozita e studentëve - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

14 studentë të Akademisë së Arteve të Bukura kanë hapur sot në Tiranë në ?Galerinë 21? një ekspozitë moderne. 26 punime gjithsej që përfaqësojnë zhanere dhe rryma bashkëkohore. Dallohen punët kaligrafike, pikturë, vizatim. Në raste të tilla nuk mungon grafika aplikative dhe instalacioni.

Këto punime paraqitur në këtë ekspozitë mbajnë vulën e dy viteve të fundit 1998-2000, ku dallohet njeriu i Milleniumit, ndryshimet situative. Paraqitur në përmasa tejet të mëdha në këto punime të bie në sy ngjyra dominuese si e kuqa, e verdha dhe e zeza.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për artëdashësit e artit viziv 10 ditë./tvklan.al