Grupimi i piktorëve, ekspozita e përbashkët - (20 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dhjetë piktorë të talentuar dhe bashkëkohor janë grupuar sëbashku për të sjellë një ekspozitë të titulluar "2000/1". Kjo ekspozitë është titulluar kështu në mënyrë që fraksioni të vi duke u shtuar me ekspozita edhe në rrethet e vendit por edhe jashtë tij. Kjo përkon me hapjen e vazhdushmerisë së ekspozitave të Ali Osekut, Orion Shimës, Gëzim Qendro, Arben Golemi, Perikli Çuli, Ardian Isufit etj. Ky është një bashkim i mirë piktorësh ku si kriter bazë mbetet kualiteti i lartë. Sipas piktorëve që kanë ekspozuar veprat e tyre në Galerinë 21, duket hapur domosdoshmëria e ngritjes së galerisë private. Me ide të Gazmend Lekës, ky grup cilësor piktorësh do të vazhdoj turneun edhe në qytete të tjera./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended