Ekspozita e piktorit Rakip Shabani - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Natyra dhe arkitektura e bukur e Shqipërisë, megjithëse po shkatërrohet vazhdon të mbetet në epiqendër të punëve të mjaft piktorëve. Rakip Shabani, pas një turneu që numëron 23 ekspozita në Shqipëri, Itali, Greqi, Rumani etj shfaq 41 punime të reja në ekspozitën më të fundit.

Kompozime, portrete, peisazhe, të ideuara në ditët tona. Në këto piktura është përdorur kryesisht teknika e vajit dhe akuareli, me të cilën piktori shpreh mesazhin.

Piktori Rakip Shabani:- ?Një piktor nuk është një ilustrator i thjeshtë i ngjarjeve, por natyrisht mban edhe qëndrimin e tij filozofik. Unë jam munduar në disa punë të mbaj këtë qëndrim. Në disa kompozime unë i shpreh këto si bukuri e braktisur?.

Sipas tij piktura duhet parë gjatë që të vlerësohet. Galeria Kombëtare e Arteve mban 17 vepra të autorit Shabani./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended