Ekspozita e piktorit Suedez në Tiranë - (23 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Tirana? ekspozita e piktorit suedez Peter Haubro, me shumë punime, që prej disa ditësh qëndron e hapur për publikun Tiranas. 62 punime në pikturë, sklupturë dhe instalacion kanë ndërtuar një kolazh shqiptar. Kështu në disa versione dallohet shqiponja ose një perifrazim i flamurit tonë kombëtar.

Një kënd disi të veçant zë edhe teatri i kukullave me një punim artistic të detajuar. Ripas nga një këndvështrim tjetër është risjell sheshi. Në këtë ekspozitë janë paraqitur edhe abstraksione të tilla si shpirti bosh. Figurat e luftëtarëve punuar me vegla të ndryshme pune përbëjnë edhe të veçantën e kësaj ekspozite ku nuk mungojnë helmetat e hekurit, maska e saldatorit dhe hanxhari./tvklan.al