GKA ekspozita "Marubi" - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Galeria e Arteve çel nesër në orën 19 ekspozitën ?Marubi?. 108 punime të 50 autorëve vendas dhe të huaj do të qëndrojnë të ekspozuara në 4 në ambjentet e galerisë. Spikasin emra të njohur të fotos shqiptare si Perlat Sulo, Alqi Golloshi, Armand Bazi që do të konkurojnë me të ardhurit nga Maqedonia, Italia dhe Kroacia.

Punimet më të spikatura do të vlerësohen nga një juri prej 4 anëtarësh. Autorët fitues do të katalogohen në një album që do të jepen më pas falas nga Galeria e Arteve për ta. Ekspozita ?Marubi? ka një moshë tre vjeçare. Ajo ka filluar që prej vitit 1998, por ndërsa aktiviteti njeh rritje në moshë, cilësia e tij bie. Gëzim Qëndro drejtori i Galerisë së Arteve shprehet:

Gëzim Qëndro, drejtor i GKA:- ?Duhet të them se jam i zhgënjyer nga prurja e Marubit të sivjetëm i cili vërtet lë shumë për të dëshiruar?.

Ky do të jetë dhe ?Marubi? i sivjetshëm në sallën e Galerisë së Arteve në Tiranë./tvklan.al