Pllakat me rrezatim radioaktiv - (6 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Me këtë aparat kjo punonjëse mat radioaktivitetin. Këto pllaka dyshemeje e kanë rrezatimin 20-30 herë më të lartë se normalja. Ato janë blerë në Kinë në Janar të këtij viti. Malli ka ardhur me anije deri në Greqi dhe që andej e kanë trasportuar këtu me kamion. Nëse malli nuk do të ishte bllokuar në doganë, ata që do të banonin mbi dysheme me radioaktivitet të lartë do të lindnin fëmijë me pasoja.

Radioaktiviteti i saj është 600 herë mbi normalen. Ky detal është gjenduar i montuar në një makinë çeke të tipit Liaz nga doganierët Italian. Pra shoferi ka udhëtuar për ditë të tëra nën bombartimin atomik. Radioaktiviteti mund të jetë i lartë në çdo mjet konsumi madje deri tek ushqimi. Por pikat e vetme të kontrollit në dogana ndodhen vetëm në Tiranë dhe Durrës. Nga ana tjetër nëndrejtori i Institutit të Fizikës Bërthamore Sokrat Ahmataj vëren se ka mjaft mungesa në ligj përsa i përket kontrollit të radioaktivitetit.

Sokrat Ahmataj:- ?Ne jemi shumë të interesuar që të kemi procedura të menduara më hollësisht, të përpunuara deri në fund, por kjo do të kërkonte edhe një mbështetje më të fuqishme ligjore, në mënyrë që ligji të na detyroj ne, të detyroj edhe organet e tjera shtetërore që në ruajtjen e njerëzve nga efektet e dëmshmë të rrezatimeve jonizuese, rrezatime bërthamore të kryejn detyrat e tyre në mënyrë të përhershme. Kjo duhet të kthehet në edukatë?.

Deri tani nuk është njoftuar ndonjë rast ushqimesh të kontaminuara me radioaktivitet. Por speialistët kërkojnë më tepër saktësi në ligj dhe fuqizim të rrjetit të kontrollit për të arritur në sigurimin maksimal të mallrave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti