Aksidenti në Përrenjas - (7 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dy shtetas burrë e grua kanë mbetur të vdekur në vend si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në segmentin Përrenjas ? Librazhd të rrugës nacionale. Ata janë Abaz Jazxhi dhe Qerime Jazxhi. Ngjarja ka ndodhur në orën 15 të ditës së sotme në afërsi të Hotolishtit në km 86 të rrugës nacionale.

Automjeti tip furgon me targa DR 8016 G, udhëtonte nga Korça për në Durrës dhe për shkaqe që ende nuk dihen bien nga një lartësi për rreth 8m në një nga urat e shumta të këtij aksi rrugor. Ne vendngjarje ka arritur një grup hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Aksidenti i sotëm pason një serial të gjatë aksidentesh automobilistike të ndodhura vitet e fundit në këtë aks rrugor./tvklan.al

Gazetari ? Fatos Salliu