Itali, arrestohen shqiptarët - (10 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pushohen hetimet për vdekjen e policit financiar italian. Gjyqtarët Italian i kanë besuar shqiptarit Fatmir Lika i cili po ndiqej nga policia se ka qenë në makinën e vjedhur por nuk e kishte provokuar aksidentin dhe më pas vdekjen e policit Stanish. Nuk e kam hedhur unë jashtë rruge makinën e policit ka thënë ai në polici. Ngjarja ka ndodhur ditë më parë ku në autostradë Fatmir Lika i cili sapo kishte vjedhur një makinë është ndjekur nga një makinë e policisë financiare. Pikërisht në ndjekje e sipër makina e policisë del jashtë rruge, ku vdes dhe polici Stanish.

Akuzat e para ju drejtuan shqiptarit Lika për vrasjen me dashje, por gjyqtarët e kanë besuar gjyqtarin i cili në versionin e tij ka thënë se ka qënë në makinën e ndjekur nga policia, po daljen nga rruga të policëve e kam parë vetëm në pasqyrë ka pohuar ai. Edhe pse akuzat e vrasjes kanë rënë shqiptari Fatmir Lika mbetet në burg pasi ai do të sqaroj rrethanat e incidentit.

Operacion anti-drogë sot në mëngjes në 4 rajone italiane. Karabinierët deri tani kanë arrestuar 34 vetë me urdhërin e gjyqtarëve të Leces, pas hetimit të një çështje trafiku mes shqipërisë dhe italisë. Hetimet ishin nisur që në ?97 por karabinierët për të zbuluar një trafik marijuana të ardhur nga shqipëria dhe kokaine të prodhuar në kolumbi. Mes të arrestuarve janë 22 italianë, 7 shqiptar, 4 kilian dhe një grek.

12 arreste për shfrytëzime prostitucioni. Janë shkatërruar dy banda shqiptarësh për shfrytëzim prostitucioni. Karabinierët kanë arrëstuar 12 përsona Mes Romës dhe Frozinones./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended