Vrasja në Itali - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vrasja e një fnanceri Italian dhe plagosja e një tjetri vunë në lëvizje policinë italiane, e cila ka identifikuar dy vrasësit që janë shqiptar. Dy financierët Domenico Stanisci dhe Enzo Bianco, ishin duke udhëtuar me një makinë të ministrisë së financave italiane, kur në autostradë dy shqiptar, kontrabandistë sipas policisë italiane kanë goditur me makinë duke lenë të vdekur në vend Domenico Stanisci dhe të plagosur Enzo Bianco.

Policia italiane është në ndjekje të dy autorëve të identifikuar tashmë, ndërsa sot është zhvilluar funerali i financierit, ku mernin pjesë ministri i Financave, ai i Punëve të Brendshme, komandand gjenerali i Guardia di Finanzas dhe të tjerë titullarë të jetës politike italiane./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended