Provat e 14 Shtatorit ekzaminohen në Itali - (18 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të gjitha provat filmike dhe fotografike për 14 Shtatorin e vitit 1998, do të ekzaminohen në laboratorin kriminalistik të Romës në Itali. Ky vendim është marrë mbi bazën e një marrveshje mes prokurorisë italiane dhe asaj shqiptare. Pas konfliktit të prokurorëve të çështjes së 14 Shtatorit me ekspertët kriminalistik të laboratorit të Ministrisë së Rendit të Shqipërisë, është vendosur që provat të vërtetohen në Itali.

Ekspertët Italian kanë marrë përsipër të identifikojnë të gjithë demostruesit e armatosur që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj institucioneve shtetërore më 14 Shtator 1998. Për secilin prej tyre ekspertët Italian do të nxjerin nga një foto të madhe me pamje dhe emrin e të akuzuarit. Nga një kopjo e këtyre fotove do të shpërndahen nëpër komisariatet e rretheve./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/