Itali arrestohen shqiptarët - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Policia italiane ka arrestuar dy italian dhe dy shqiptar, pjestar të fundit të një grupi miafioz siçiliano-shqiptar. Dy shqiptarët fotografitë e të cilëve jepen në këto dy pamje dyshohen nga policia italiane të kenë emra fallso. Njëri prej tyre është dënuar më parë po për rrëmbim personi.

14 pjestarët e këtij grupi akuzohen për tentimin e sekuestrimit të vajzës së një tregtari në Itali. Rrëmbim që në fakt nuk u krye kurrë pasi u zbulua në momentet e fundit nga përgjimet e telefonatave të vetë mafiozve. Dy italianët e arrestuar janë tregtar toskanez, miq të afërt të të atit të vajzës së shënjuar për rrëmbim. Familja e viktimës duhet të paguante një miliard lireta për lirimin e vajzës.

Hetimet e policisë italiane që pothuajse kanë përfunduar tregojnë që nga arrestimi që nisi më 13 Mars do të vërtetohet bashkëpunimi më i plotë mes mafiozve shqiptar dhe atyre italianë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended