Mjedisi dhe smogu - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Çdo ditë mbi Tiranë rëndon një mjegull e trashë smogu. Sipas një sondazhi të programit ?Rrjeti i demokracisë? për shqipërinë, 85% e shqiptarëve mendojn se mjedisi ka pësuar shumë dëmtime. Të anketuarit dallojnë dy shkaqe kryesore, rrëmujën nga pehrat dhe trafikun e çrregullt.

Përsa u përket plehrave në periferi gjen hedhurina të të gjitha moshave. Ndërsa në qendër kanë gjetur një rrugë më të thjesht, kazanëve ju vënë flakën pa e menduar se duke djegur plehrat shtojnë ndjeshëm gazrat helmues në ajër.

Ndotjes së ajrit nga gazrat u shtohen edhe pluhrat. Trafiku i rënduar dhe rrugët e papastruara bën që rrall herë të shohësh këpucë të llustruar. Në këtë det plehrash, pluhrash dhe tymrash duket se të anketuarve nuk u ka rënë edhe aq në sy ndotjet e tjera të tipit prerje masive të pemëve dhe zhdukje e pyjeve. Përderisa dhe ushqimi i përditshëm shitet në këto mjedise ndërgjegja ekologjike duket ende larg./tvklan.al