Farkë stërvitje ushtarake - (10 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot në Farkë forcat speciale të ushtrisë kanë demostruar forcën në poligonin e mbrojtjes kundërajrore. Janë mbi 500 ushtarë të rinj të shpërndarë në repartet e avionëve, helikopterëve, raketave dhe artilerisë kundërajrore, të cilët sot kanë bërë betimin ushtarakë. Pas betimit forcat speciale anti-terror të ushtrisë improvizuan skenat e luftimit në prapavijat e armikut.

Këto ushtarë përzgjidhen në bazë të testimeve dhe përkundrejt rrogës mujore prej 300 mijë lekësh të vjetra. Specializohen në përbërje të batalionit anti-terror. Në stërvitjen e sotme veçohen qitjet me precision me pistoletë TT si dhe me breshëri me automatik kallashnikov.

Forcat speiale demostruan edhe veprimet e luftimit trup më trup për asgjesimin e kundërshtarit. Krahas forcave speciale në Farkë, që nga 24 Prilli i vitit 1951 funksionon regjimenti i helikopterëve ushtarak. Nga 40 helikopter kinez të tipit Mig4, sot kanë mbetur vetëm 11 të tillë në dispozicion të 50 pilotëve. Këto helokopter transportojnë armatime, ushtarë dhe pajisje luftarake, si dhe i vijnë në ndihmë popullsisë civile në raste fatkeqësish natyrore./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended