Rusi-Serbi, stërvitje të përbashkëta ushtarake

  • 5 years ago
Rusia ka dërguar sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur ?Mburoja Sllave 2019?, që Moska po zhvillon me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse të të dyja vendeve.

Por aleanca e atlantikut verior, thotë se e ?respekton? vendimin e Serbisë që të mbajë stërvitje ajrore ushtarake me Rusinë. ?Aleanca dhe Serbia janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë që të ndërmarrë vendime sovrane lidhur me stërvitjet ushtarake që kryen në territorin e saj?, tha zyra e shtypit e NATO-s për radion Evropa e lirë.

?Kjo është një çështje që i përket Serbisë dhe Rusisë? thuhet në deklaratën e NATO-s, ku theksohet se ?Serbia është partner i NATO-s? dhe se vendet e Ballkanit ?kanë një marrëdhënie të mirë dhe produktive? me aleancën Perëndimore.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sistemet tokë-ajër janë vendosur në bazën në Batajnicë, që gjendet në periferi të Beogradit. Është hera e parë që sistemet S-400 dhe Pantsir-S marrin pjesë në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, tha ministria.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended