Akademia Ushtarake rekrutët e rinj - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

60 rekrutë të rinj sot në ambjentet e Akademisë Ushtarake ?Skënderbej? kanë kryer betimin ushtarak. Para flamurit ushtarët e rinj janë betuar se pot ë jetë e nevojshme edhe do të flijohen për mbrojtjen e kufijve të shqipërisë. Pas betimit ceremonia ka ndalur në një tjetër momënt. Ushtarët e sapoardhur në detyrë kanë premtuar se do të mbajnë me nder armën e besuar.

Komanda e akademisë na shpjegoj se 60 rekrutët e betuar sot vijnë nga një gjeografi e ndryshme. Në radhët e tyre ka që nga jugu deri në veri. Pas momentin e marrjes së detyrës, një pjes e tyre do të qëndrojnë në shërbim në ruajtje në akademinë ushtarake Skënderbej, ndërsa pjesa tjetër do të udhëtoj për në Vlorë, për tu vendosur në fakultetin e aviacionit ku dhe do të kryejn për një vit detyrën ushtarake.

Ceremonia e sotme në akademinë ushtarake ka mbartur edhe të tjera emocione. Të lënë të rinj nga eprorët ushtarët e rinj kanë festuar ditën e parë të tyre me uniformë./tvklan.al

Recommended