Prokuroria padit Gramoz Xhaferraj - (4 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndjekje penale për drejtorin e përgjithshëm të bugjeve Gramoz Xhaferaj. Sipas kryeprokurorit Rakipi sot është dorzuar në Gjykatën e Faktit Tiranë, materiale ku Xhaferraj akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Sipas Rakipit kryegardiani Xhaferraj, ka vënë firmën për një vartës të tij duke marrë përgjegjësinë e pastërtisë penale të tij. Ky dokument e këtij punonjësi të administratës së burgjeve i nevojitej për transferimin e tij në drejtorinë e doganave. Por Rakipi insiston se Xhaferri ishte lajmëruar më parë që vartësi i tij po ndiqet në gjendje të lirë për një vepër penale.

Firma e Xhaferrit insiston kryeprokurori Rakipi është e vërtet dhe jo fallso ndaj ai duhet të përgjigjet për këtë shkelje të ligjit. Vetë Xhaferraj nuk e ka dhënë ende versionin e tij për këtë akuzë nga prokuroria, por ndërkohë gjithë materiali me akuzë është dorzuar në gjykatë ku pritet të nis procesi gjyqsor./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended