Gramoz Pashko për projektet e paktit - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vetëm një pjesë e projekteve shqiptare do të financohen në fazën e parë të paktit të stabilitetit me pikënisje konferencën e Brukselit. Kështu ka deklaruar zv/koordinatori i përgjithshëm i paktit në takim me koordinatorët kombëtar të shteteve të rajonit të europës juglindore. Ndërsa koordinatori Pashko shprehet se shqipëria synon të përfitoj në Bruksel 10% të shumës prej 1.4 miliard euro.

Gramoz Pashko:- ?Shqipëria ka vendosur disa prioritete. Prioriteti nr.1 është Korridori 8, i cili fillon me portin dhe me pjesët e rrugëve, e dyta ka projekte në energjitikë, në interkonjeksionet që ne i kemi thënë disa herë dmth ndërlidhjet energjitike midis Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë. Se treti janë projektet në infrastrukturën rrugore që është dhe korridori veri-jug. Ka gjithashtu projekte në ujë, në telekomunikacion etj. Është fjala që shqipëria të mund të marri në këtë listë të parë projektesh të marri rreth 10% të saj. Pastaj vjen një listë e dytë që janë projekte që do të shkojnë rreth 24 muaj?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame