Prokuroria merr në pyetje drejtorët e Rinasit - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Hetimet për trafiqet në aeroportin e Rinasit përfshin kupolën e lartë të ministrisë së Rendit. Prokuroria e Përgjithshme ka firmosur sot fletë-thirrjet për katër drejtor drejtorish në këtë dikaster të cilët pasnesër do të jenë përball hetuesve. Nga një shkresë zyrtare është firmosur sot për drejtorin e personelit Ylli Duraj, ish-drejtori i personelit Agim Nure, shefin e Shërbimit Sekret Ilir Shtylla dhe një tjetër drejtor drejtorie.

Të gjithë këta funksionar të lartë do të japin shpjegime para hetuesve në cilësinë e personave që kanë djeni për hetimet që kanë përfshirë të vetmin aeroport në vend Rinasin. Dosja u hap pak javë më parë, pas nje shkrimi në media rreth një bisede të inçizuar me ish-komisarin e Rinasit Rebani Memushi.

Grupi hetimor po gjurmon rreth shkeljeve në këtë pikë kufitare të përqëndruar sidomos ne trafikun e drogës dhe klandestinëve nëpërmjet saj. Për këtë disa hetues dhe prokuror kanë bllokuar dje dhe sot një sërë dokumentash përfshi dhe rregjistrat e aeroportit për periudhën Janar-Tetor të vitit të kaluar./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended