Prokuroria merr në pyetje inspektorët e Metrologjisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen ne pyetje te inspektoreve te Metrologjisë, te cilët përgjatë një viti kane kryer kontrolle ne pikat e karburanteve. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije se inspektoret do te japin sqarime ne lidhje me mënyrën se si kane proceduar ne kontrollet e ushtruara, metodat e matjes si dhe nëse kane vërejtur shkelje te kësaj natyre edhe ne kontrollet e mëparshme. Per kete arsye gjate kësaj te hene, oficeret e policisë gjyqësore kane mbërritur serish ne ambientet e Metrologjisë, duke sekuestruar te gjitha raport-kontrollet e bëra përgjatë nje viti nga ky institucion. Burimet bëjnë me dije se paralelisht po punohet edhe me hetimin per cilësinë e karburanteve, e cila kontrollohet nga Isnpektoriati Qendror Teknik. Mësohet se edhe ketij institucioni i eshte kërkuar nga ana e akuzës qe t'i vere ne dispozicion te gjitha raport-kontrollet e ushtruara përgjatë nje viti. Hetimi i nisur kryesisht, po kryhet nga njësia task -force e kryeqytetit pas disa denoncimeve te bëra ne media per abuzimet me peshën dhe cilësinë. Ne fakt, interesimi i prokurorisë ka nisur rreth nje muaj me pare, kur prokurori i rrethit Petrit Fusha i ka kërkuar zyrtarisht drejtoreshës se Metrologjisë Kozeta Mesiti, t'i jepte te dhëna nese gjate kontrolleve te ushtruara ishin vërejtur elemente te veprës penale, apo nëse kishte kryer ndonjë kallëzim. Por, kjo e fundit me ane te nje shkrese te nisur ne 2 shtator, i ka kthyer përgjigje se shkeljet e konstatuara janë vetëm te karakterit administrativ. Kjo përgjigje nuk e ka bindur organin e akuzës, duke sjelle procedimin penal nen akuzën e vjedhjes me ane te mashtrimit ne sasi te mëdha. Ndërkohë, Metrologjia vazhdon te mos beje publike emrat e pikave te karburantit qe kane vjedhur klientët.

Recommended