Prokuroria e Barit: Igli Tare dhe vëllai i tij nuk janë në hetim - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dalin ne drite te dhëna te reja rreth operacionit te pak ditëve me pare ne Itali, ku u godit nje grup i organizuar me shtrirje ne disa shtete te Europes qe kontrollonte bastet online.Autoritetet italiane konfirmojnë se vëllezërit Tare nuk rezultojne te jene te përfshire ne skemen e pastrimit te parave nëpërmjet basteve online. Ne dokumentet e lëshuar nga Prokuroria e Barit thuhet se Igli Tare dhe Agron Tare nuk janë persona nen hetim. Emri ish futbollistit te kombëtares shqiptare te futbollit dhe i vëllait te tij u përmenden ne gjate nje operacioni te pak diteve me pare përveç Italisë u shtri edhe ne disa shtete te tjera.Rrjeti mafioz u godit pas hetimit qe zgjati disa muaj. 68 persona u arrestuan dhe mbi 1 miliard euro asete u sekuestruan ne zonat e Pulias, Kalabrisë dhe Sicilisë. Por aktiviteti shtrihej ne shume vende te tjera te europes, përfshi edhe Shqipërinë. Grupet mafioze blinin kryesisht ne Malte licencat per te hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me ane te pikave te basteve te ngritura ne disa qytete ne Itali, ata u ofronin kete shërbim lojtareve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar.Fitimet ishin investuar kryesisht ne pasuri te paluajtshme. Nje fakt qe shtoi dyshimet lidhur me personat e përfshire, eshte jeta e luksit qe ate bënin. Jane mbajtur nen vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur te justifikonin te ardhurat.Por cfare roli ka pasur tjeter Shqipëria ne gjithë kete histori?Skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me ane te nje kompanie te regjistruar ne Kuraçao, e cila eshte tërësisht ne pronësi te nje kompanie shqiptare ?Remonte Betting solution?, prone e faqes se internetit ?Revolutionbet365.com? qe përdorej nga grupet mafioze.Per pastrimin e parave, ato depozitoheshin ne llogarinë e kompanisë ne Kuracao, nje ishull ne Karaibe, me pas transferoheshin ne Shqipëri, pe te shkuar përsëri ne Curacao dhe me pas kaloni ne Itali, si para te paster.
Recommended