Ora News - I riu nxirret në pritë në Astir, thirret nga lokali dhe vritet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 28-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 në zonën e Astirit.

Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu i cili mësohet se mbante dhe mbiemrin Noka.

"Në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen" thotë policia.

Viktima u nxor në pritë - Nga informacionet paraprake 28 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal. Ai është thirrur nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit në një rrugicë ku është qëlluar për vdekje.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-astir-nje-i-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended