Tronditet Tirana, vritet i riu/ Vilson Tafçiu ishte nga Dibra, kishte ardhur për varrimin e gjyshes
  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënën në zonën e Astirit në Tiranë, ku rreth orës 20:45 minuta pranë një lokali, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.

28 vjeçari ishte ulur me disa persona të tjerë në lokal. Autorët e thirren jashtë dhe e ekzekutuan me plumba në zemër në rrugicën pranë lokalit, i cili më pas ndërroi jetë.

Motivi i kësaj ngjarjeje, mbetet ende i paqartë për grupin hetimor, ndërkaq, forca të shumta të policisë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë sigurie për të fiksuar provat që do të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. E po ashtu u ngriten pika të shumta kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe po verifikohen të gjithë personat e dyshuar.

Policia po ashtu ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa dëshmitarë. Vilson Tafçiu, jetonte në Dibër, por kishte ardhur në Tiranë të hënën për ceremoninë mortore të gjyshes së tij. Emri i Vilson Tafçiut, nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Në 7 mars të vitit 2018 ai u largua nga Shqipëri drejt Francës, ku vetëm 5 ditë më pas e arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike. Drejtësia franceze e dënon atë me një vit burg, por pasi kryeu 8 muaj dënim në paraburgim, në 6 nëntor të 2018, ai u deportua në Shqipëri. Një nga pistat e hetimit është edhe e shkuara e tij në Francë në fushën e narkotikëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vritetiriu#Tiranë#TopChannel
Recommended